Donec at elit ut sem viverra rutrum id id arcu. Aenean lacinia vel mauris et ultrices


·

Sot patëm kënaqësinë e veçantë të presim delegacionin e WEFA-s nga Gjermania në ambientet e zyrës sonë me seli në Preshevë, pas arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit muaj më parë.

Me këtë rast, iu uruam mirëseardhje dhe i njoftuam nga afër me punën, misionin dhe angazhimin tonë të përditshëm, të cilin e realizojmë me shumë dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi për familjet me fëmijë jetim, fëmijët me aftësi të veçanta dhe familjet në nevojë.

601859378_1286518813513761_7183546718501966252_n

👉 Po ashtu, theksojmë se pikërisht sot janë realizuar edhe aktivitetet konkrete në kuadër të këtij partneriteti, duke filluar zbatimin e projekteve të përbashkëta së bashku me përfaqësuesit e WEFA-s. Përmes këtyre projekteve, sot janë realizuar:

• Dhurimi i druve për ngrohje

• Dhurimi i veshmbathjeve për fëmijët jetim dhe fëmijët me aftësi të veçanta

• Shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Falënderim i sinqertë për WEFA 🇩🇪 për besimin, mbështetjen dhe angazhimin e menjëhershëm, i cili sot u reflektua me veprime konkrete në terren, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për shumë familje në komunitetin tonë.

602393621_1286518883513754_4237737118902543060_n

Ky partneritet përforcon përkushtimin tonë që të ndihmojmë më shumë, më mirë dhe më afër njerëzve që kanë më së shumti nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *