RRETH NESH
Prezantimi i Shoqatës “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” – Preshevë
Shoqata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” është themeluar më 7 shkurt 2017, me nismën e një grupi intelektualësh nga Presheva. Që nga fillimi, organizata është dalluar për angazhimin profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin, duke u mbështetur në një staf të kualifikuar dhe anëtarë vullnetarë që kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e aktiviteteve në terren.

Struktura dhe Kapacitetet
Shoqata ka një strukturë të organizuar në mënyrë hierarkike dhe përbëhet nga staf me profile të ndryshme profesionale dhe përvojë të gjerë. Gjithashtu, bashkëpunon ngushtë me profesorë universitarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët ndihmojnë në:
- Hartimin e strategjive zhvillimore,
- Përmirësimin e imazhit të organizatës,
- Përgatitjen e projekteve dhe planeve konkrete,
- Krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me institucione vendore, ambasada dhe organizata rajonale e ndërkombëtare.
Shoqata drejtohet nga z. Shefki Jonuzi, me profesion farmacist.

Veprimtaria dhe Bashkëpunimet
Falë punës transparente dhe llogaridhënies së vazhdueshme ndaj donatorëve, shoqata ka arritur të krijojë projekte tradicionale që janë zgjeruar me kalimin e kohës. Kemi ndërtuar partneritete të qëndrueshme me institucione dhe organizata si:
- Komuna e Preshevës dhe Bujanocit,Medvegj
- Këshilli Kombëtar Shqiptar,
- Shkollat Fillore dhe të Mesme në Luginë të Preshevës
- Qendrat për Punë Sociale në Preshevë dhe Bujanoc,
- Organizata dhe fondacione kombëtare e ndërkombëtare,
- Ambasada të akredituara në Beograd, Serbi.
Që nga themelimi, shoqata është angazhuar me përkushtim në përmirësimin e gjendjes sociale, ekonomike, arsimore, kulturore ,shendetesi dhe të sektorit të bujqësisë në Luginën e Preshevës.
Sfidat dhe Nevojat e Komunitetit
Një nga sfidat më të mëdha në rajon mbetet papunësia, e cila në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj arrin deri në 70%. Pavarësisht pozitës gjeografike të favorshme për bujqësi dhe blegtori, mungesa e perspektivës zhvillimore e ka rënduar situatën.
Numri i madh i familjeve në nevojë dhe të rinjtë që kërkojnë mbështetje për edukim dhe punësim përbëjnë një shqetësim të madh. Prandaj, përmes shoqatës sonë, ne angazhohemi të adresojmë këto sfida dhe të paraqesim gjendjen reale para fondacioneve ndërkombëtare, me synim tërheqjen e mbështetjes për realizimin e projekteve në këtë rajon.
Thirrje për Mbështetje
Mbështetja për “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” është thelbësore. Ajo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve të Luginës së Preshevës – veçanërisht në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj. Kjo mbështetje na fuqizon të jemi më afër të rinjve, arsimit, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të përgjithshme të jetesës.
E-mail zyrtar : vizioni.zhk@gmail.com
Facebook : Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim
Instagram : ngovision1
Shërbimi për Informim – Shoqata VZHK
Preshevë – Sërbi