Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” (VZHK) dhe shoqatës zvicerane “Qentë Endacakë në Nevojë”.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje humane dhe të qëndrueshme për trajtimin e qenve endacakë në:

📍 Preshevë,

📍 Bujanoc,

📍 Medvegjë

🐶 Qentë endacakë përbëjnë një sfidë serioze për:

⚠ Sigurinë publike

🏥 Shëndetin e qytetarëve

🐾 Mirëqenien e kafshëve.

Veçanërisht në zonat rurale, mungesa e kontrollit, sterilizimit dhe kujdesit veterinar ka çuar në rritjen e numrit të tyre, duke sjellë rreziqe për komunitetin.

Ky memorandum bashkpunimi do të mundësojë:

🛏 Strehim të përkohshëm për qentë e braktisur

💉 Kujdes veterinar & vaksinim për mbrojtje shëndetësore

✂ Sterilizim për të parandaluar shumimin

🤝 Promovim të adoptimit dhe përkujdesjes familjare

📌 Fushata të përbashkëta ndërgjegjësuese për qytetarët.

✅ Përfitimet afatgjata të kësaj nisme janë të mëdha:

🧼 Ruajtja e higjienës publike

🐕‍🦺 Mbrojtja e jetës së kafshëve

🧍‍♀ Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve

🤝 Marrëveshja synon të ndërtojë partneritete ndërkombëtare sipas standardeve evropiane. 🌍

🙏 Faleminderim i veçantë për shoqatën zvicerane 🇨🇭 “Qentë Endacakë në Nevojë” për mbështetjen, besimin dhe vullnetin për të kontribuar në një kauzë me ndikim të thellë human dhe qytetar.

🔖#BashkëpunimNdërkombëtar#QentëEndacakë#StrehimorePreshevë#VZHK #🇨🇭#Humanitet#SiguriPublike#MbrojtjaEKafshëve#ZgjidhjeAfatgjate

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 01.07.2025 Preshevë.