Ky donacion është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të punës në institucionet shëndetësore dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë
.
Ky projekt u mundësua falë mbështetjes së çmuar nga:
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA)
Organizata partnere IHH NL nga Holanda
Falënderim i veçantë për kontributin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Një falënderim i veçantë shkon për kursantet e grupit të 9-të të kursit të rrobaqepësisë, të cilat kontribuan me punë vullnetare në përgatitjen e uniformave.
Po ashtu, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit falënderoi Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) për bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në rajon.


Bashkë për shëndet më të mirë!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.