Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje humane dhe të qëndrueshme për trajtimin e qenve endacakë në:
Preshevë,
Medvegjë
Qentë endacakë përbëjnë një sfidë serioze për:
Sigurinë publike
Shëndetin e qytetarëve
Mirëqenien e kafshëve.

Veçanërisht në zonat rurale, mungesa e kontrollit, sterilizimit dhe kujdesit veterinar ka çuar në rritjen e numrit të tyre, duke sjellë rreziqe për komunitetin.
Ky memorandum bashkpunimi do të mundësojë:
Strehim të përkohshëm për qentë e braktisur
Kujdes veterinar & vaksinim për mbrojtje shëndetësore
Sterilizim për të parandaluar shumimin
Promovim të adoptimit dhe përkujdesjes familjare
Fushata të përbashkëta ndërgjegjësuese për qytetarët.


Përfitimet afatgjata të kësaj nisme janë të mëdha:
Ruajtja e higjienës publike
Mbrojtja e jetës së kafshëve
Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve
Marrëveshja synon të ndërtojë partneritete ndërkombëtare sipas standardeve evropiane.
Faleminderim i veçantë për shoqatën zvicerane
“Qentë Endacakë në Nevojë” për mbështetjen, besimin dhe vullnetin për të kontribuar në një kauzë me ndikim të thellë human dhe qytetar.

#BashkëpunimNdërkombëtar#QentëEndacakë#StrehimorePreshevë#VZHK #
#Humanitet#SiguriPublike#MbrojtjaEKafshëve#ZgjidhjeAfatgjate
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 01.07.2025 Preshevë.