Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, në ambientet e zyrave të Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), u organizua një aktivitet simbolik ku u shpërndanë dhurata- ëmbëlsira për fëmijët jetim.

Ky moment i veçantë kishte për qëllim të sjellë gëzim dhe ngrohtësi në zemrat e këtyre fëmijëve, duke i bërë të ndihen të vlerësuar dhe të kujtuar në një nga festat më të rëndësishme të besimit.

Aktiviteti u mundësua falë mbështetjes bujare të donatorëve nga Turqia🇹🇷🇦🇱, të cilëve u shprehim falënderime të përzemërta për solidaritetin dhe përkushtimin e treguar ndaj fëmijëve në nevojë.

Me përkujdesje dhe dashuri, fëmijët morën dhuratat dhe ëmbëlsirat e përgatitura posaçërisht për ta, duke përjetuar çaste gëzimi dhe ngazëllimi që do t’u mbeten gjatë në kujtesë.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti fisnik.

Gëzuar Kurban Bajramin , me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet për të gjithë!

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

07.06.2025 , Preshevë

sqartrensr