Dje Drejtori i Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim z.Shefki Sh Jonuzi dhe kordinatorja e Swiss Barakahs vizituan nga afër shkollën fillore “Dituria” në Bukuroc, ku muaj më parë është finalizuar me sukses projekti i renovimit, falë mbështetjes së çmuar të Swiss Barakah Foundation.

Vizitë në shkollën “Dituria” në Bukuroc , rezultatet e prekshme të mbështetjes nga Swiss Barakah Foundation.

Ky projekt përfshiu:

✅ Rikonstruktimin e klasave mësimore

✅ Rregullimin e korridorit të brendshëm

✅ Sistemimin dhe pajisjen e zyrës së mësuesve

Këto ndërhyrje kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie për dhjetëra nxënës dhe mësues, duke krijuar një ambient më të sigurt, funksional dhe motivues për procesin edukativ.

Mbështetje e çmuar dhe vlerësim për punën tonë në terren

Mbështetja e Swiss Barakah Foundation ka qenë vendimtare për realizimin e këtij projekti. Ky bashkëpunim është një dëshmi konkrete e ndikimit pozitiv dhe të drejtpërdrejtë që arrihet kur ndahen vlera të përbashkëta dhe një vizion human për të ndihmuar komunitetet në nevojë.

Gjatë vizitës në terren, koordinatorja e Swiss Barakah Foundation për Ballkanin na përgëzoi për profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin është zhvilluar projekti. Ky vlerësim është një motivim i fuqishëm për ekipin tonë që të vazhdojë punën me përkushtim edhe më të madh.

Shefki Jonuzi deklaroi se ” Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe partneritetin afatgjatë të Swiss Barakah Foundation.

Organizata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” (VZHK) mbetet e përkushtuar për të vazhduar me projekte të ngjashme që sjellin ndikim të qëndrueshëm në arsim, mirëqenie dhe zhvillim komunitar në Preshevë dhe më gjerë.”

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

02.06.2025.