VZHK në partnertitet me TIKA-në Dhuruam Motokultivatorë për bujqit e Preshevës dhe Bujanocit , investim në të ardhmen e bujqësisë!

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi me sukses dhurimin e motokultivatorëve për bujqit e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, duke ofruar një ndihmë konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në bujqësi dhe rritjen e produktivitetit në terren.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, përfaqësuar nga Koordinatorja e saj në Beograd, znj. Hülya Kırmızıgül, e cila me përkushtim po mbështet projekte të qëndrueshme në Luginën e Preshevës.

Dhurimi i motokultivatorëve është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë, rritjes së vetëpunësimit dhe përmirësimit të jetesës në zonat rurale.

🤝 VZHK do të vazhdojë angazhimin për të qenë pranë bujqve dhe komunitetit tonë me projekte që sjellin ndryshim real.

🙏 Faleminderit TIKA, Ambasada e Turqisë në Beograd dhe Republika e Turqisë për përkrahjen vëllazërore dhe të pandërprerë.

VZHK – Presheve – Bujanoc , 21 maj 2025

#VZHK #TIKA #Preshevë #Bujanoc #Motokultivatorë #ZhvillimRural #MiqësiTurqiShqiptarë #ArditaSinani #HülyaKırmızıgül #ZhvillimQëndrueshëm #FuqizimEkonomik #BujqësiaLuginës