Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim shpall konkursin për pranimin e 10 kursanteve në Kursin Profesional të Rrobaqepsisë – Gjenerata e 9-të.
mundësi e shkëlqyer për të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara për të mësuar dhe përvetësuar aftësi të reja në një profesion shumë të kërkuar në tregun e punës.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e partnerëve tanë të besuar: TIKA, Komuna e Preshevës dhe IHH NL.
Kursi do të zgjasë 6 muaj dhe do të ofrojë trajnim profesional nga bazat deri te teknikat më të avancuara të rrobaqepësisë.

Kursi është plotësisht FALAS, falë mbështetjes së shoqatës partnere IHH HOLANDA.
Kriteret për pjesëmarrje:
- Plotësimi i formularit të aplikimit.
- Dorëzimi i një kopje të dëftesës ose diplomës përkatëse.
- Gjinia: Vetëm për femra.
- Mosha: Nga 18 deri në 50 vjeç.
Afati i aplikimit:
Nga data 21.04.2025 deri më 05.05.2025
Si të aplikoni?

Aplikacionet mund të dorëzohen:
• Fizikisht në zyrën e shoqatës:
Rr. “15 Nëntori” nr. 31, kati i dytë, Preshevë
• Përmes email-it: vizioni.zhk@gmail.com
• Përmes faqes sonë zyrtare në Facebook: Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim
Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet nga një komision i posaçëm vlerësues.
Numri i pjesëmarrëseve është i kufizuar, prandaj aplikoni sa më parë!
Ky kurs është një mundësi ideale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit tonë.
Ju mirëpresim!
Shërbimi për informim – VZHK
Preshevë, 21.04.2025